A lejohet te punoje femra ne zyrat shteterore?

Jam 32 vjeçar dhe i martuar. Pyetja ime ka te beje me ate se ai i lejohet nje

femre, konkretisht gruas time qe te punoje e perziere me meshkuj ne pune. Ne fakt

bashkeshortja ime eshte e mbuluar me veshje islame. Por dua te dije se ai i lejohet,

a eshte haram apo hallall te punoj e perzier me burrat ne nje zyre. Punen ne nje nga

bashkite-komunat e Republikes se Maqedonise. Vazhdoni leximin

Vetëvrasja në Islam.

Vetëvrasje do të thotë ti japësh fund jetës me duart tuaja në çfarëdo mënyre qoftë ajo. Vetëvrasja është ti mmarësh jetën trupit që ia ka dhënë Allahu xh.sh. Jetën e ka dhuruar Allahu xh.sh dhe i vetmi që ka të drejtë ta marrë atë është po Allahu xh.sh.

Vetëvrasja është një nga gjynahet e mëdha në Islam. Vetëvrasja është një gjynah më i madh se varsja e dikuj tjetër, pra nëse dikush vret një person tjetër vepron një gjynah më të vogël se të vrasë veten. Për këtë arsye dijëtarët Islam kanë rënë në kundërshtime në lidhje me faljen e xhenazes së atij që vetëvritet. Ky kundërshtim ekziston vetëm për vetëvrasësin ndërsa për vrasësin nuk ekziston një kundërshtim i tillë, pra vrasësit i falet xhenazeja. Vazhdoni leximin

Nga Ardit Hoxhllaku Postuar te ARTIKUJ

Muhammedi a.s., burim i mëshirës dhe i dashurisë *

Dr. Mehmet Emin Ay

Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur të Zotit, të cilët ai i ka pajisur me cilësi të ndryshme. Ndërkaq Muhammedi a.s., si i fundit i pejgamberëve, zë një pozitë më të veçantë. Me të është plotësuar zinxhiri i pejgamberisë, është kurorëzuar kjo detyrë e shenjtë.

Përveç asaj që Muhammedi a.s. është “mëshirë për të gjitha botët”, me emërtimin e tij me emra të bukur të All-llahu Fisnik, ai zë një pozitë të veçantë ndër pejgamberët tjerë. Zoti i Madhërishëm asnjë njeri apo pejgamber më parë nuk e ka cilësuar me emrat e tij “er-Rauf” (shumë i dhimbshëm) dhe “er-Rahim” (shumë i mëshirshëm), ndërkaq këtë e ka bërë me Muhammedin a.s. kur i thekson veçoritë e këtij pejgamberi të fundit: Vazhdoni leximin

Nga Ardit Hoxhllaku Postuar te ARTIKUJ

Leximi pas imamit

Allahu xh. sh. thotë:

وَإِذَا قُرِىءَ ٱلْقُرْآنُ فَٱسْتَمِعُواْ لَهُ وَأَنصِتُواْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ .

“Dhe kur të lexohet Kur’ani, dëgjojeni atë dhe heshtni, që të jeni të mëshiruar.” (El-A’raf, 204).

Ky ajet është dëshmi e mjaftueshme se është detyrim i njeriut që të mos lexojë asgjë pas imamit kur ky lexon me zë. Kurse sa i përket leximit pas imamit kur ai lexon në vete, as kjo nuk është e detyrueshme dhe në këtë na udhëzojnë hadithet e shumta: Vazhdoni leximin

Nga Ardit Hoxhllaku Postuar te ARTIKUJ

Qëndrimi Islam kundrejt teprimit në fe

Me emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Njëmendësia e botës, prej fillimit dhe, sigurisht, deri në perëndimin e saj, është llojllojshmëria dhe varieteti i besimit. Në të shumtën e rasteve njerëzit janë të hutuar me këtë fakt dhe pranojnë kryesisht atë që kanë takuar ose të parën që u është ofruar. Nëse vitet e pesëdhjeta të këtij shekulli kanë qenë të karakterizuara me skepticizëm, të tetëdhjetat duket se kanë sjellë njëfarë naiviteti të ri. Që të mund të thuhet se në botën e ideve dhe besimeve, në mesin e ideve dhe besimeve, nuk ekzistojnë kufijtë dhe pengasat rigoroze. Kjo, është e kuptueshme, ka për pasojë qarkullimin më të madh dhe mundësinë për përdorim më të madh të lajmeve dhe përvojave nga bota e ideve dhe besimeve, që deri para pak kohësh ka qenë e ndarë dhe “ajo bota tjetër”. Bota bashkëkohore është bërë e ngjashme me shtëpinë e madhe të mallrave: para sysh na qëndrojnë një mori gjëra dhe ide. Vazhdoni leximin

Nga Ardit Hoxhllaku Postuar te ARTIKUJ

Fitimi më i mirë

All-llahu xh.sh këtë botë dhe të gjithë krijesat që ekzistojnë në këtë botë i ka krijuar për dobinë e njerëzimit. Uji, bimët, pylli, kafshët, pasuritë nëntokësore, malet, erën, luginat, dielli janë vetëm disa nga dhuntitë që All-llahu xh.sh i ka dhuruar njerëzve. Në këtë rast njeriut i është dhënë forca fizike dhe arsyetimi, e i është treguar se do fitojë vetëm atë çfarë punon. Vazhdoni leximin